On our latest moves and tips with our monthly emails.
Data e hyrjes në fuqi të këtij Shënimi për privatësi
01.05.2016
Ky shënim për privatësi ka të bëjë me të dhënat personale të përdoruesve, që mblidhen dhe përdoren nga Koninklijke Philips Electronics N.V. ose nga filialet ose shoqëritë e saj bijë (Philips). Philips vlerëson interesin, që shfaqni ndaj kompanisë sonë, produkteve dhe shërbimeve duke vizituar ueb sajtet tona, www.philips.com ose kanale komunikacioni, përfshi dhe jo vetëm faqet tona në rrjetet sociale dhe ose kanale dhe bllogje (të quajtura "Faqe të Philips"). Ky shënim për privatësi vlen për të gjitha të dhënat personale, që Philips mbledh, kur bashkëpunoni me Philips, si për shembull, kur vizitoni ueb sajtet tona, kur përdorni produktet dhe shërbimet që ofrohen nga Philips, kur blini produkte dhe shërbime të Philips, kur bëni pajtime për buletine, kur lidheni me sektorin për shërbim të klientëve dhe kur bashkëpunoni me Philips si biznes klient, furnizues ose biznes partnerë etj.
Kjo përfshin pa kufizime, të gjitha koleksionet on line dhe of line të çdo lloj të dhënash personale. Me gjithë këtë koleksionet e disa faqeve të Philips punojnë me lloje speciale të dhënash (për shembull të dhëna mjekësore) që kërkojnë një shënim më të ndryshëm për privatësi. Ku dhe kur është kështu, Philips do të saktësojë se shënimi në fjalë për privatësi është i ndryshëm nga Shënimi i përgjithshëm për privatësi.
Që të krijohet qëndrim global ndaj ruajtjes së të dhënave personale dhe që të lejohet transferim i brendshëm i të dhënave midis kompanive të Philips në botë, Philips miraton rregulla të detyrueshme korporatave, të quajtura Rregulla e Philips për privatësi. Më shumë informacion për Rregullat për privatësi të Philips mund të gjeni në sajtin për privati të Philips (www.philips.com/privacy)
Ne Ju kërkojmë të tregoni të dhënat Tuaja personale për qëllime që përfshijnë, por nuk kufizohet vetëm me:
• Blerje on-line të produkteve dhe shërbimeve të Philips;
• Aktivizim ose regjistrim i produkteve të caktuara ose për përmirësim të funksionalitetit;
• Marrje të informacionit për produktet she shërbimet e;
• Pjesëmarrje në on- line komunitetet e Philips, përfshi kanalet / faqet tona në mediumet sociale dhe blogjet;
• Ruajtje të preferencave Tuaja për bashkëveprime dhe komunikime të ardhshme nga Philips;
• Ndihmë për përpunimin e produkteve dhe shërbimeve dhe për krijimin e kompanive, që janë projektuar me mendim për Ju, optimizim të shërbimeve për përdoruesit dhe përmirësim të vazhdueshëm të ueb faqeve tona;
• Nidihmë për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve tona dhe për krijimin e mundësisë që Philips të Ju informojë dhe të ju përfshijë në eksperimentime të produkteve dhe shërbimeve të reja;
• Zgjidhje të problemeve të klientëve dhe ose të problemeve me produkte dhe shërbime;
• Marrje të njoftimeve të personalizuara, ofertave speciale dhe reklamave, që janë lidhur me interesat tuaja personale, mbi bazën e informacionit që kemi ndarë me ne dhe informacionit që kemi mbledhur përmes biskotave( cookies) ose teknikave të tilla për sa i përket përdorimit Tuaj të ueb sajteve / rrjeteve sociale/ blogjeve të Philips. Për më shumë informacion për sa i përket përdorimit të biskotave na ne, klikoni këtu
Kur bashkëpunoni me Philips në emër të biznes klientëve, furnizuesve ose biznes partnerëve, Ju lutemi që të tregoni të dhënat Tuaja personale për qëllime që përfshijë, por nuk kufizohen me:
• Menaxhim të lidhjeve me klientin
• Lehtësim të qasjes te informacioni
• Përmirësim të komunikimit
• Analizim dhe kuptim të marrëdhënieve me klientët
• Aplikim i programeve për siguri
• Asistencë gjatë pjesëmarrjes së Philips në programet për certifikim
Zakonisht i përpunojmë të dhënat Tuaja personale vetëm për qëllimet për të cilët Ju kemi informuar. Nse do t’i përdorim për qëllime të tjera( konkrete ) do të aplikohen masa suplementare për mbrojtje të të dhënave, nëse kjo kërkohet nga ligji.
Kur kontaktoni me Philips, për shembull përmes regjistrimit në в My Philips, blerjes së produktit ose kontakt me Philips përmes faqeve tona të Philips, për shembull. "na pëlqeni në Facebook", mund të ju lutim për ose të marrim të dhëna si:
• Emri Juaj;
• E- mail adresa juaj;
• Numri juaj i telefonit;
• Llogaria juaj në rrjetin social;
• Seksi juaj;
• Mosha juaj;
• Informacion për produktet, që keni blerë;
• Përdorimi juaj dhe veprimtaritë në faqet tona të Philips;
• Interesat tuaja; dhe
• Informacion tjetër në lidhje me sjelljen Tuaj on- line.
Po kështu në varësi nga zgjedhjet, që keni bërë në lidhje me cilësimet e rrjeteve të ndryshme sociale dhe cilësimet tuaja të faqeve tona të Philips,të dhëna të caktuara personale mund të ndahen me Philips në lidhje me veprimtaritë Tuaja on- line dhe llogaritë në rrjetet sociale ( për shembull interesa, gjendja familjare, seksi, emri i përdoruesit, fotografi, komente që keni publikuar etj.)
Pëveç kësaj mund të mbledhim të dhëna personale përmes biskotave ( cookies) ose teknika të ngjashme, përfshi, por jo vetëm:
• Adresa Juaj IP;
• ID Juaj e biskotës;
• Ueb shfletues Juaj;
• Vendndodhja Juaj;
• Ueb Faqet, që vizitoni në ueb sajtet tona;
• Ueb Faqet, që vizitoni në ueb sajtet tona;
• Reklamat, që keni shfletuar ose mbi të cilët keni klikuar;
• etj.
Kur kontaktoni me Philips në emër të biznes klientëve, furnizuesve ose biznes partnerëve mund të mbledhim:
• emrin tuaj
• adresën tuja e-mail
• Numrin Tuaj i telefonit
• Fotografinë Tuaj
• Adresën Tuaj IP
(Të dhëna personale, që mund të përfshihen në sektorin e marrëdhënieve të biznesit, si për shembull hobi, mosha)
Mund të ndani të dhënat Tuaja personale me Philips në disa mënyrë, por jo vetëm:
• Të regjistroheni s anëtar i Philips;
• Regjistrim i blerjes ose shërbimit;
• Komunikimi Juaj me Philips. Kjo mund të jetë në lidhje me produkt ose shërbim dhe mund të përfshijë përmbajtjen e pyetjeve Tuaja për ne ose pyetjeve që ka keni bërë;
• Të lidheni me përfaqësues të sektorit të shërbimit të klientëve të Philips me anë të telefonit ose me shkrim;
• Porosi i produktit ose shërbimit;
• Të merrni pjesë në promovim, lojë ose garë;
• Të merrni pjesë në veprimtari më rrjetin social që lidhet me promovim të Philips, për shembull duke klikuar mbi “pëlqej” ose “ndaj”;
• Të kërkoni dhe të merrni njoftime me tekst në celularin ose pajisjen tuaj;
• Të pajtoheni për buletin të Philips;
• Të na dërgoni kartën e plotësuar për kontakt, që i është bashkëngjitur produktit Tuaj Philips
• Pjesëmarrje vullnetare në eksperimentime të produkteve dhe në anketa;
• Hyrja përmes rrjeteve sociale për shembull duke përdorur të dhënat Tuaja identifikuese për Facebook ose LinkedIn për krijim të llogarisë ose për hyrje;
• Kur përdorni produkte/ shërbime dhe / ose aplikime të lidhura me Philips mund t’ju bëhet pyetje a doni të ndalni me Philips, për shembull të të dhënave Tuaja për përdorim ose të dhëna për vendndodhjen Tuaj;
• Biskotat, që janë vënë në kompjuterin Tuaj ose pajisjen Tuaj, kur vizitoni ueb sajtet tona;
• Dëgjim social: Philips mund të kërkojë në internet për përmbajtje relevante ose publike dhe ta përdorë që të përmirësojë produktet ose shërbimet e veta, t’i zgjidh probleme konsumatore dhe të sigurojë marketing të caktuar.
Kur kontaktori me Philips si biznes klient, furnizues ose biznes partner:
• Regjistrim i blerjeve
• Ofrim i shërbimeve me Philips
• Komunikime me Philips
• Përpunim i partneriteteve
• Në rast qasje te dikastere dhe sisteme të Philips
• Pjesëmarrje në panaire, aktivitete dhe promovime
• Pjesëmarrje në eksperimentime ose anketa;
Të dhënat personale mund të arrijnë tek ne, kur blejmë një kompani tjetër, si cilës ju jeni klient. Nëse nuk doni që Philips të përdor të dhënat Tuaja personale, që nuk na janë ofruar prej Jush, mund të na informoni për këtë në çdo kohë duke e lidhur me me në sajtin e privatësisë së Philips (www.philips.com/privacy).
Mund t’u ofrojmë të dhënat Tuaja personale furnizuesve të shërbimeve, biznes partnerëve dhe personave të tretë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për shembull Philips mund t’ju shesh produkt ose të Ju ofrojë shërbim në veprimtari të përbashkëta marketing me kompani tjetër ( biznes parter). Marrëveshjet me këta biznes partnerë do të kufizojnë qëllimet për të cilët ata mund të përdorin dhe të zbulojnë të dhënat Tuaja personale dhe do të kërkojmë që të dhënat Tuaja personale të mbrohen mirë. Ne do të Ju informojmë për ekzistencën e bashkëpunimit të tillë dhe cilat janë këto kompani para se t’i përpunojmë të dhënat Tuaja për veprimtari të tilla marketingu.
Philips po kështu mund t’ua ofrojë të dhënat Tuaja kompanive të tjera si IT dhe furnizuesve të shërbimeve të komunikimeve, kompanive për testim, partnerëve që merren me administrim të të dhënëve dhe personave të tjerë, që janë të nevojshme për shërbimet që ofrohen nga Philips.
Kur kontaktoni me Philips si biznes klient, furnizues ose biznes partner, Philips mund të ofrojë të dhëna personale, që gjenden në raporte dhe materiale të tjera, të siguruara prej Jush dhe / pse prej Kompanisë Suaj në përputhje me angazhimet me një biznes partner dhe / ose furnizues.
Nëse jemi të detyruar nga ligji të marrim pëlqimin Tuaj ose nëse në mënyrë tjerët mendojmë se pëlqimi Juaj është i përshtatshëm në këto rrethana, ne do të marrim pëlqimin Tuaj para se të ndajmë të dhënat Tuaja personale.
Philips do të zbulojë të dhëna personale në përputhje me këtë Shënim për privatësi dhe/ ose kur kjo kërkohet nga ligji.
Nga ndonjëherë Philips mund t’ia shesh veprimtari ose pjesë nga veprimtaria kompanisë tjetër, Një transferim i tillë i pronësisë mund të përfshijë edhe transferim te kompania blerëse të të dhënave Tuaja personale që lidhen drejtë për së drejti me këtë veprimtari.
Pasi na keni ofruar të dhënat Tuaja personale, ju do të keni qasjen e nevojshme te ky informacion, që të mund ta aktualizoni, ndryshoni ose të fshini, nëse kjo është konfrom ligjit. Për këtë qëllim ju drejtojmë te sajti për privatësi të Philips (www.philips.com/privacy), ku mund të ushtroni të drejtat Tuaja, Në këtë sajt mund të bëni pyetje të tjera për privatësinë ose të bëni ankesa më lidhje me privatësinë.
Ju mund të fshini ose të ndryshoni cilësimet për privatësi të llogarisë Suaj në My Philips, duke hyrë ë llogarinë dhe duke hapur cilësimet tuaja personale "Personal Settings".
Po kështu do të Ju jepet mundësia të refuzoni marrjen e njoftimeve tona të reklamës.
Ju këshillojmë që të mbani cilësimet Tuaja personale aktuale dhe të plota.
Duam që t’Ju njohim më mire, që të mund t’ju shërbejmë më mire duke resektuar zgjedhjen Tuaj për sa I përket përdorimit nga ana jonë të të drejtave Tuaja personale.
Të dhënat Tuaja personale mund të transferohen nga vendi Juaj li lidhjes te kompani të tjera të Philips, në vende të ndryshe në mbarë botën, që mund të komunikojnë me Ju në lidhje e produkte, shërbime ose oferta speciale të Philips, që mund të përbëjnë interes për Ju. Nëse ligji vendas e kërkon me do të kërkojmë paraprakisht pëlqimin Tuaj për transferim të të dhënëve personale jashtë regjionit Tuaj gjeografik.
Nëse nuk dëshironi që t’Ju dërgojmë oferta të personalizuara ose informacion, mund të na informoni duke vërë shenje në fushën përkatëse të formularit të regjistrimit ose në kartën e lidhjes së ndërsjellët duke zgjedhur "opt-out" (çregjistrohem ) në e – mailet që merrni.
Kur ligji vendas e kërkon, ne do t’Ju lutemi që “ të shprehni pëlqimi” ose të konfirmoni se jeni dakord me përpunimin e të dhënave Tuaja personale. Për shembull, nëse legjislacioni vendor e kërkon, ne do t’Ju dërgojmë buletine vetëm nëse jeni pajtuar për këtë. Në po këtë mënyrë, nëse legjislacioni vendas e kërkon, ne do t’Ju lutemi që të “ shprehni pëlqimin që të merrni pjesë” para se të përdorim teknika të ndërlikuara për profilim.
Philips shes mijëra produkte dhe shërbime në qindra shtete, prandaj ju mund të na keni ofruar tashmë të dhënat personale përmes karatëve për lidhje, qendrave tona për pranim të telefonatave ose në mënyrë tjetër. Vendimi Juaj që të mos regjistroheni tani nuk do të ndikojë mbi informacionin, që tashmë e keni ofruar Philips. Kuptohet, se gjithnjë mund të hiqni dorë nga pajtimi Juaj për çdo lloj komunikime speciale nga ana e Philips ose të ndryshoni të dhënat personale në llogarinë Tuaj s është përshkruar më “ Të drejtat tuaja “.
Philips sillet shumë seriozisht ndaj privatësisë dhe sigurisë dhe përpiqet aët’i vërë përdoruesit e ueb sajteve tokanë vend të arë në të gjitha aspektet e biznesit tonë. Philips përdor biskota ( cookies) që të mund t’Ju ndihmojë të përfitoni maksimalisht nga Faqet e Philips.
Duhet të keni para sysh se Philips aktualisht nuk përdor zgjidhje teknike, e cila të na lejojë që të reagojmë në lidhje me sinjalet për “ Kërkesë për mos ndjekje “ të shfletuesit Tuaj. Por që t’i menaxhoni preferencat Tuaja për biskota, Ju mund të ndryshoni cilësimet për biskota në cilësimet e shfletuesit Tuaj në çdo kohë. Mund të pranoni të gjitha ose biskota konkrete. Nëse çaktivizoni biskotat ( cookies) tona nga cilësimet e Shfletuesit tuaj do të shikoni se pjesa të caktuara të ueb sajtit / sajteve tona nuk do të punojë. Për shembull mund të keni vështirësi në hyrje ose kur bëni blerje on- line.
Mund të gjeni informacion suplementar për këtë si të ndryshoni cilësimet Tuaja për biskota për shfletuesin, të cilin e përdorni nga kjo listë:
https://www.google.com/intl/en/policies/technologies/managing/
http://support.mozilla.com/en-GB/kb/Cookies#w_cookie-settings
http://windows.microsoft.com/en-US/windows-vista/Block-or-allow-cookies
http://www.apple.com/safari/features.html#security
Në faqet e Philips mund të përdoren edhe flesh biskota. Mund të eliminoni flesh biskotat nga menaxhimi i cilësimeve të Flash Player Tuaj. Në varësi nga versioni i Internet Explorer (ose shfletues tjetër) dhe media player që përdoret prej Jush mund të keni mundësi të menaxhoni flesh biskotat e shfletuesit Tuaj,. Mund të menaxhoni flash biskotat duke vizituar ueb sajtin e Adobe. Duhet të keni parasysh se kufizimi i përdorimit të flash biskotave mund të prek funksionet që janë të aksesueshme për Ju.
Kur merrni pjesë në forume të ndryshme të rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Yammer, Pinterest, Instagram e të tjera, duhet të njihemi dhe të kuptoni instrumentet, që ofrohen nga këto sajte, që Ju lejojnë të bëni zgjedhje si të jepni të dhënat tuaja personale në llogarinë Tuaj në rrjetin social.
Philips u nënshtrohet praktikave ose rregullave për privatësi të këtyre palëve të treta, si edhe Rregullave të veta për rrjetet sociale dhe këtij shënimi për privatësi, kështu që Ju rekomandojmë t’i lexoni shënimet e bashkëngjitura për privatësi, kushtet për përdorim dhe informacionin përkatës për sa i përket mënyrës së përdorimit të të dhënave Tuaja personale në këtë rrjete sociale.
Po kështu më varësi nga zgjedhja, që keni bërë për sa u përket cilësimeve Tuaja të sajteve të ndryshme të rrjeteve sociale ( dhe. ose në gërshetim me cilësimet Tuaja të faqeve të Philips), të dhëna të caktuara personale mund të ndahen me Philips për sa u përket veprimtarive Tuaja on- line dhe llogarive tuaja në rrjetet sociale si për shembull interesa, gjendja familjare, emër i përdoruesit, fotografi, komente dhe përmbajtje që kemi publikuar etj.
Gjatë udhëtimit Tuaj on- line në ueb sajtet e Philips mund të hasni lidhje te ueb sajte të tjera, që ofrohen për komoditetin dhe informacionin Tuaj. Këto ueb sajte mund të punojnë në mënyrë të pavarur nga Philips dhe të kenë shënime të veta për privatësi, deklarata ose rregulla. Ju rekomandojmë me ngulmë, që t’ i shikoni për të kuptuar si të dhënat Tuaja personale përpunohen në lidhje me këto sajte, sepse ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre sajteve, që nuk janë pronë dhe nuk mirëmbahen nga Philips, as për praktikat e përdorura prej tyre për mbrojtje të privatësisë.
Philips mund t’i ruajë të dhënat Tuaja personale në re. Kjo do të thotë se të dhënat Tuaja personale mund të përpunohen në emër të Philips nga furnizues të shërbimeve dhe mund të ruhet në vende të ndryshme të botës. Philips përdor masa organizative dhe në bazë të kontratave, që t’i mbrojë të dhënat Tuaja personale dhe për imponuar kërkesa të ngjashme dhe në asnjë rast më pak restriktive ndaj furnizuesve tanë të shërbimeve në renë, përfshi edhe kërkesa se të dhënat Tuaja personale mund të përdoren ekskluzivisht për qëllimet e lartë përmendura.
Ne e kuptojmë dhe sillemi seriozisht ndaj përgjegjësisë sonë për mbrojtje të të dhënave personale, që na keni besua nga humbja, keqpërdorimi ose akses i pa lejuar. Philips përdor teknologji të ndryshme dhe procedura organizative për mbrojtje të të dhënave Tuaja personale. Për shembull përdorim kontroll të asketit, mure të mbrojtura dhe server të mbrojtur dhe bëjmë kodim të llojeve të caktuara të dhënash si informacion financiar dhe të dhëna të tjera konfidenciale.
Me gjithë se ueb sajtet e Philips nuk janë destinuar për fëmijë në moshë nën 16 vjeç, Philips zhvillon politikë të respektimit të legjislacionit, që kërkon lejë nga prindi ose kujdestari para mbledhjes, përdorimit ose zbulimit të informacionit për fëmijët.
Philips u rekomandon prindërve të luajnë rol aktiv për mbikëqyrjen e veprimtarive on- line të fëmijëve të tyre. Nëse mendoni se kemi mbledhur të dhëna personale të një personi i cili është nën moshë 16 vjeç, lidhuni me në sajtin për privatësi të Philips (www.philips.com/privacy).
Shërbimet, që ofrohen nga Philips, gjithnjë po zhvillohen dhe forca dhe natyra të shërbimeve që ofrohen nga т Philips mund të ndryshohen periodikisht pa njoftim paraprak. Për këtë arsye e rezervojmë të drejtën periodikisht ta ndryshojmë ose të bëjmë shtesa në këtë Shënim për privatësi dhe do t’i botojmë të gjitha redaktimet në ueb sajtet tona.
Do të botojmë në vend të dukshëm njoftim në Faqen tonë për shënimin për privatësi, që të Ju informojmë për të gjitha ndryshimet qenësore në këtë Shënim për privatësi dhe do të shënojmë në pjesën e sipërme të shënimit kur është bërë aktualizimi i tij i fundit. Ju inkurajojmë që të kontrolloni shpesh që të shikoni versionin më të ri.
Shënimi i ri për privatësi do të jetë në fuqi pas publikimit të tij. Nëse nuk jeni dakord me versionin e ndryshuar, duhet t’i ndryshoni preferencat tuaja ose të mendoni për mos përdorimin më të faqeve të Philips. Duke vazhduar të hyni ose të përdorni shërbimet tona pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, Ju bini dakord me shënimin e ndryshuar për privatësi.
Lidheni me ne në sajtin e privatësisë së Philips (www.philips.com/privacy).
Kushtet e shënuara ë poshtë për përdorim rregullojnë aksesin tuaj në këtë ueb sajt dhe përdorimin e saj. Përveç kësaj mund të ketë kushte konkrete që janë të vlefshme për një përmbajtje të caktuar, të dhëna, material ose informacion, që përmbahet ose ofrohet përmes kësaj faqe interneti ( të quajtur më tutje “Faqja internet” dhe për përmbajtje të caktuar të quajtur më tutje “Përmbajtja”, të dhëna, materiale ose informacion, të cilin mund botoni, të dërgoni dhe/ ose të publikoni në Faqen e internetit (të quajtura më tutje “Përmbajtja e përdoruesit “, ose transaksione të realizuara përmes kësaj Faqe internet. Kushte të ngjashme konkrete mund t’i plotësojnë këto kushte për përdorim- ku dhe vetëm nëse është shënuar posaçërisht – t’i zëvendësojnë këto Kushte për përdorim.
Kur hapni dhe përdoreni këtë Faqe interneti, Ju deklaroni se jeni të informuar dhe pranoni Këto Kushte për përdorim dhe të gjitha kushtet e tjera, që përmbahen ose janë cituar në këtë dokument, si edhe të gjitha kushtet e tjera, që janë parashtruar në këtë Faqe interneti. Nëse NUK i pranoni këto kushte, NUK duhet të hapni ose të përdoreni këtë Faqe interneti.
Këto Kushte për përdorim mund të ndryshohen nga Philips në çdo kohë. Kushtet e ndryshuara hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Mund të vazhdoni të hani ose të përdoreni Faqen e internetit pas publikimit të tyre, dhe konsiderohet se jenë të njohur dhe i keni pranuar ndryshimet. Ju rekomandojmë rregullisht t’i shikoni të gjitha kushtet përkatëse. Faqet e tjera interneti të Philips mund të kenë kushte të veta për përdorim, që vlejnë për ta.
Philips e ruan të drejtën të ndërpretë punën të bëjë ndryshime ose aktualizime në Faqen e internetit ose në Përmbajtjen e Faqes së internetit në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Philips e ruan të drejtën të kufizojë, të refuzojë ose të ndërpret aksesin e çdo personi në faqen e internetit ose në një pjesë të saj, menjëherë dhe pa paralajmërim në çdo kohë dhe me çdo rast, kur e mendon të arsyeshme.
Të dhënat personale, të paraqitura ose të mbledhura përmes – ose në lidhje me- këtë Faqe interneti, përdoren vetëm në përputhje me Rregullat për privatësi të Philips, ndërsa Kushtet për përdorim respektojnë Rregullat e privatësisë, të botuara në këtë Faqe interneti.
TËRË INFORMACIONI (PËRSHI PËR SHEMBULL TEKSTIN, IMAZHET, GRAFIKËT, LIDHJET DHE MATERIALE TË TJERA) TË FAQES SË INTERNETIT PREZANTOHET KËSHTU SIÇ JANË PA PRETENDIME PËR CILËSI DHE AKTUALITET. PHILIPS DHE FILIALET E TIJ, SHOQËRITË E LIDHURA, PARTNERËT DHËNËSIT E LICENCAVE DHE FURNIZUESIT PËRJASHTOHEN EKSKLUZIVISHT NGA PËRGJEGJËSIA, NË SHKALLËN MAKSIMALISHT TË LEJUAR NGA LIGJI, PËR ÇDO LLOJ POHIME OSE GARANCI, EKSKLUZIVE OSE TË NËNKUPTUARA, PËRFSHI EDHE GARANCI PËR TREGTUESHMËRI, PËRSHTATSHMËRI PËR QËLLIM TË CAKTUAR, MOS SHKELJE TË TË DREJTËVE OSE PËR SA I PËRKET SHFRYTËZIMIT TË KËSAJ FAQE INTERNETI, PËRMBAJTJES OSE PËRMBAJTJES SË PËRDORUESVE. Si Philips, kështu edhe filialet e tij, shoqëritë e lidhura, partnerët, dhënësit e licencave dhe furnizuesit nuk garantojnë dhe nuk pohojnë në asnjë mënyrë, se (i) Faqja e internetit do t’u përgjigjet kërkesave tuaja, (ii) Faqja e internetit do të punojnë pa ndërprerje, në çdo kohë, në mënyrë të sigurt dhe pa gabime ose (iii) që rezultatet që mund të merren nga përdorimi i Faqes së internetit (përfshi çdo informacion dhe materiale në këtë Faqe interneti) do të jenë të drejta, të plota, të sakta, të besueshme ose në ndonjë mënyrë tjetër t’u përgjigjen kërkesave tuaja.
Kjo Faqe interneti është publike. Nuk duhet të ketë çfarë do qoftë pritje për sa i përket privatësisë në lidhje me çdo lloj Përmbajte të përdoruesit, të cilën eventualisht e dërgoni në këtë faqe interneti. Mos dërgoni këtë informacion privat.
Philips dhe filialet e tij, shoqëritë e lidhura, partnerët, dhënësit e licencave dhe furnizuesit nuk mbajnë përgjegjësi për ndërprerje ose të meta në shërbimet për sigurim të internetit, rrjeteve ose hostingut dhe po kështu nuk garantojnë se Faqja e internetit ose shërbimet, që e bëjnë këtë Faqe interneti të aksesueshme, si edhe njoftimet elektronike që dërgohen nga Philips, nuk përmbajnë viruse ose elemente të tjera të dëmshme.
Çdo tërheqje ose mënyrë tjerët të marrjes së materialeve përmes përdorimit të kësaj Fqe interneti është plotësisht përgjegjësia dhe risku Juaj. Ju mbani tërë përgjegjësinë për çdo lloj dëmtime që mund t’i shkaktohet sistemit tuaj kompjuterik ose humbje të të dhënave, si rezultat shkarkimit të materialeve të tilla.
Aksesi te pjesa të caktuara nga Faqja e internetit dhe përdorimi i funksioneve ose mundësive të caktuara të Faqes së internetit mund të kërkojë prej jush që të regjistroheni si palë kontribuuese. Regjistrimi është falas.
Kur regjistroheni, duhet të zgjidhni një emër unikal i përdoruesit ose “ pseudonim” dhe fjalëkalim, dhe po kështu duhet të jepni një e- mail adresë unikale, aktuale që mund të verifikohet. Nuk lejohen emra përdoruesish dhe e- mail të dubluara dhe për këtë arsye nëse emri i regjistruar prej jush dhe e-maili tashmë përdoren, do të merrni udhëzim të bëni zgjedhje të re. Do të ju dërgojmë e- mail për konfirmim të dhënave të regjistruara prej jush. Nëse dërgimi i këtij informacioni për ndonjë shkak nuk realizohet, aksesi juaj ose përparimi i pjesëve, funksioneve ose mundësive, që kërkojnë regjistrim të tillë, mund të refuzohet ose të ndërpriten. Menjëherë duhet ta aktualizoni regjistrimin tuaj, që të jetë i saktë dhe aktual. Ju e mbani tërë përgjegjësinë për privatësinë e fjalëkalimit tuaj. Ne e ruajmë të drejtën ta ndryshojmë emrin tuaj të përdoruesit ose të fshijmë përmbajtjen e dërguar prej jush në Faqen e internetit, si edhe të refuzojmë ose të anulojë regjistrimin tuaj, nëse keni zgjedhur emër përdoruesi, i cili plotësisht sipas vlerësimit tonë është i pahijshëm, sharje, ofenduese ose për ndonjë arsyeje tjetër nuk është në rregull. Ju mbani tërë përgjegjësinë për kufizimin e eksesit te kompjuteri juaj ose kompjuterët. Ju jeni dakord të mbani përgjegjësinë për të gjitha verimet që kryhen me llogarinë tuaj, emrin tuaj të përdoruesit dhe ose fjalëkalimin, që i detyrohen sjelljes, pasivitetit ose pakujdesisë. Nëse konstatoni sjellje të dyshimit ose të palejuar me llogarinë tuaj, emrin tuaj të përdoruesit dhe/ ose fjalëkalimin, Ju jeni dakord menjëherë të na informoni me e-mail në adresë www.philips.bg/siteowner/index.page Ne kemi të drejtën, sipas vlerësimit tonë, të ndalojnë regjistrimin nga furnizues të caktuar të internetit dhe të e-mail.
Me dërgimin e Përmbajtjes së vet të konsumatorit në Faqen e internetit ju pranoni, se materialet do të jenë të përshtatshme, konstruktive dhe me rëndësi, si edhe nuk do të përmbajnë elemente, që mund të jenë të pa përshtatshme për publikim për arsye të tjera,përfshi për shembull elemente që (1) mund të dëmtojnë emrin e mirë ose të shkaktojnë dëme për ndonjë person ose subjekt, (2) mund t’ i shkaktojnë dëme ndonjë personi, pronës ose në ndonjë mënyrë tjetër të dëmtojnë emrin e mirë ose të ushtrojnë dhunë mbi person ose organizatë të caktuar, (3) mund të shkelin të drejtat e ligjshme të personit të caktuar (përfshi edhe të drejtën e paprekshmërisë ose publicitetit), (4) janë me përmbajtje pornografike, të pahijshme, denigruese, vulgare ose kërcënuese, (5) janë të dënueshme nga këndvështrimi kulturor, etnik ose tjetër, ose (6) ofrojnë ose inkurajojnë kryerjen e veprimeve të paligjshme.
Duhet të bëni përpjekje të mjaftueshme për skanim dhe dezinfektim të viruseve ose të elementeve të tjera shkatërruese, para se t’i dërgoni materialet. Po kështu nuk keni të drejtën të ritransmetoni letra vargje, ftesa për pjesëmarrje në piramida financiare, anketa dhe oferta përmes Faqes së internetit. Po kështu nuk keni të drejtën të falsifikoni pjesët titull ose të manipuloni identifikuesit ose të dhëna të tjera, që të maskoni burimin e Përmbajtjes së caktuar dhe ose të Përmbajtjes së përdoruesit, që janë transmetuar përmes Faqes sonë të internetit, si edhe të manipuloni praninë e vet në Faqen e internetit. Nuk keni të drejtën të pengoni ose të shkelni punën e sajteve, sërvërve ose rrjeteve tona, si edhe të kryeni veprime, që i shkaktojnë infrastrukturës sonë ngarkesë të lartë të paarsyeshme dhe disproporcionale.
Ju konfirmoni, deklaroni dhe garantoni, se Përmbajtja e përdoruesit, që dërgohen në Faqen e internetit, nuk shkel të drejta të mbrojtura ose të drejta të tjera- për shembull të drejta të autorit, marka të rezervuara, patente – ose detyrime për privatësi.
Ju pranoni dhe jeni dakord, se çdo ide juaj, informacion të ofruar, diskutim ose Përmbajtje tjetër të përdoruesit, që është siguruar nga ju në cacet e Faqes së internetit, që nuk është me të drejta të rezervuara mbi pronën intelektuale, mund të përdoren nga çdo përdorues tjetër i Faqes së internetit pa pagesë ose citim.
Ju i ofroni Philips, filialeve të tij, shoqërive të lidhura me të dhe partnerëve të drejtën botërore, ekskluzive, të pakthyeshme, falas, që mund të transferohet për përdorim, riprodhim, përgatitje të produkteve, përhapje, interpretim publik, ekspozim publik, transmetim dhe botim të Përmbajtjes së përdoruesit që është siguruar prej jush në këtë Faqe interneti ose në ndonjë sajt tjetër të Philips, në materiale të tjera të Philips për marketing ose për lidhje me publikun, në të gjitha kanalet.
Ju mbani tërë përgjegjësinë për Përmbajtjen tuaj dhe për pasojat e ekspozimit, dërgimit dhe / ose botimit. Philips ka të drejtën, por jo edhe detyrimin të shikojë dhe të kontrollojë, para dhe/ ose pas dërgimit të Përmbajtjes së përdoruesit. Pavarësisht nga kjo, ju pranoni se ne nuk kemi mundësi të kontrollojmë ose të shikojë tërë Përmbajtjes së përdoruesit. Pa kufizim, Philips, filialet e tij, shoqëritë lidhura, partnerët, dhënësit e licencave dhe furnizuesit nuk mbajnë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, cilësinë ose vlefshmërinë e Përmbajtjes së përdoruesit, të botuar nga pala të treta në Faqen e internetit.
Philips nuk mbështet asnjë Përmbajtje të përdoruesit ose mendime të shprehura në të, rekomandim ose këshill dhe njëkohësisht Philips në mënyrë ekskluzive lirohet nga çdo përgjegjësie për sa i përket Përmbajtjes së përdoruesit.
Philips ka të drejtën e plotë dhe mundësinë të ndryshojë dhe/ ose të eliminojë njoftime ose Përmbajtje tjetër të përdoruesit, që janë të papërshtatshme ose në një ose tjetër mënyrë shkelim Kushtet për përdorim me çdo rast dhe në çdo kohë, pa paralajmërim ose pëlqim plotësisht sipas vendimit të vet. Secilit përdorues, i cili mendon, se Përmbajtja e përdoruesit që është dërguar është e dënueshme ose e pa përshtatshme, i rekomandohet që menjëherë t’i drejtohet Philips me e- mail në adresë www.philips.bg/siteowner/index.page Pas marrjes së njoftimit të tillë, ne do të bëjmë përpjekje që të marrim masat e nevojshme sipas jush në afat shumë të shkurtër. Për shkak e ky proces është manual, duhet të keni parasysh, se është e mundshme që të mos arrijmë të heqim ose të ndryshojmë menjëherë Përmbajtjen e përdoruesit.
NË ASNJË RAST PHILIPS OSE FILIALE TË TIJ, SHOQËRI TË LIDHURA, PARTNERË, DHËNËS TË LICENCAVE OSE FURNIZUES NUK MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR DËME INDIREKTE, PENALE, TË VEÇANTA, TË NJËHERSHME OSE TË TJERA QË JANË SHKAKTUAR NGA – OSE NË LIDHJE ME -HAPJEN, PËRDORIMIN OSE PAMUNDËSINË TË HAPNI OSE TË PËRDORNI KËTË FAQE INTERNETI, PËRMBAJTJEN PSE PËRMBAJTJEN E PËRDORUESIT BILE EDHE NË RAST SE PHILIPS KA QENË NJOFTUAR PËR NJË MUNDËSI TË TILLË PËR DËME TË TILLA, PËRVEÇ SE NËSE KËTO DËME NUK JANË KRIJUAR SI REZULTAT I MASHTRIMIT OSE DEKLARATËS ME PËRMBAJTJE TË RREME NGA ANA E PHILIPS.
Nëse jetoni në vend ose shtet, që nuk lejojnë ndonjë prej kufizimeve ose përjashtimeve të mësipërme, si edhe ndonjë prej lirimeve nga garancinë pjesën e 4 më lartë, këto përjashtime dhe kufizime nuk vlejnë për Ju, por vetëm deri sa përjashtme dhe kufizime të tilla janë të papranueshme. Në këtë rast këto përjashtme dhe kufizime vlejnë në shkallën maksimalisht të lejueshme nga ligjet në fuqi.
Philips nuk mban përgjegjësi për Përmbajtjen e sajteve, pronë e personave të treta të lidhura me Faqen e internetit të lidhura me Faqen e internetit përmes hiperlidhjes, pavarësisht është ofruar kjo hiperlidhje nga Faqja e internetit, ose nga një palë e tretë në përputhje Kushtet për përdorim. Asnjë lidhje e Faqes sonë interneti drejt një sajti tjetër nuk duhet të interpretohet si miratim të sajtit tjetër dhe po kështu nuk jepen vlerësime ose garanci për këtë deri sa përmbajtja e sajtit, drejt të cilit Faqja e internetit eventualisht përmban lidhje është saktë, aktuale ose e përshtatshme, për të cilën gjë ne nuk marrim për sipër asfare përgjegjësi.
Çdo softuer, që ofrohet për shkarkim nga ose përmes kësaj Faqe interneti, licencohet me kushtet e marrëveshjes përkatëse për licencë . Në rast se nuk është rregulluar në mënyrë tjetër në marrëveshjen përkatëse të licencimit, softueri ofrohet për përdorim nga përdoruesit dhe çdo kopjim tjetër, riprodhim ose përhapje e softuerit ndalohet rreptësisht. NËSE PËR KËTË SOFTUER KA GARANCI, ATO JANË TË VLEFSHME DERI NË SHKALLËN E TREGUAR NË MARRËVESHJEN PËRKATËSE TË LICENCIMIT. PHILIPS LIROHET EKSKLUZIVISHT NGA PËRGJEGJËSIA PËR ÇDO LLOJ POHIME DHE GARANTI EKSKLUZIVE OSE QË NËNKUPTOHEN, PËRSHI EDHE GARANTI PËR TREGTUESHMËRI, KADENCË PËR QËLLIM TË CAKTUAR, OSE MOS SHKELJE TË TË DREJTAVE PËR SA I PËRKET SOFTUERIT.
Të gjitha të drejtat autorit dhe të drejtat e tjera të rezervuara mbi Përmbajtjen e ofruar nga Philips, shoqëritë e lidhura me të, filialet dhe / ose partnerë, softuerin për shfrytëzim dhe publikim në Faqen e internetit, përgatitjen e të dhënave të Faqes së internetit, si edhe rregullimin e kësaj Faqe interneti janë pronë e Koninklijke Philips N.V. dhe/ ose partnerët ose dhënësit e licencave të tij. Të gjitha të drejtat mbi Përmbajtjen, që nuk janë prezantuar posaçërisht këtu, janë të rezervuara.
PHILIPS është markë e regjistruar e rezervuar e Koninklijke Philips N.V.
PHILIPS dhe të gjitha makrat e tjera të regjistruara dhe të rezervuara të Koninklijke Philips N.V. dhe të shoqërive të tij të lidhura janë aktive të rëndësishme të shoqërisë. Përdorimi i drejtë i këtyre makrave të rezervuara është i rëndësishëm dhe ju duhet të respektoni udhëzimet e Philips, kur citoni produktet dhe shërbimet e shoqërisë sonë. Më shumë informacion mund të gjeni në adresë www.ip.philips.com.
Përdorimi dhe regjistrimi në emër të PHILIPS është e rezervuar ekskluzivisht për shoqërinë tonë. Nuk keni të drejtën të regjistroni ose të përdorni emër të shoqërisë, emërtim juridik, emërtim tregtar, emër të domenit, si edhe emër, shënim ose përshkrim, nga i cili emri i Philips, emër të ngjashëm ose emër që përfshin pjesë të emrit të Philips, krijon pjesë, dhe po kështu se nuk mund të përfshijë markë tjetër të regjistruar dhe të rezervuar, pronë e Koninklijke Philips N.V.
Kjo Faqe interneti është publike për nga karakteri i saj dhe çdo informacion i dërguar në të konsiderohet i paverifikuar. Ju pranoni, se dërgimi i shpikjeve të përfshira në çdo lloj Përmbajtje të përdoruesit, që është ofruar prej jush, konsiderohet “publikim” i këtyre shpikjeve sipas legjislacionit të patentave që është në fuqi.
Ju pranoni, se çdo Përmbajtje të përdoruesit të dërguar dhe/ ose të diskutuar në Faqen e internetit mund të jetë mbrojtur me patente, të drejta të autorit, marka të rezervuara ose të drejta të tjera mbi pronën intelektuale të Philips, filialeve të tij, shoqërive të lidhura, partnerëve ose palëve të treta. Nëse keni në plan të përdorni këto ide, propozime ose Përmbajtje tjetër të përdoruesit, që janë dërguar në Faqen e internetit, ju mbani përgjegjësinë të merrni lejet përkatëse për përdorim të pronës intelektuale, para se të ndërmerrni veprime për këtë përdorim.
Nëse konstatoni ose dyshoni, se materiale nga kjo Faqe interneti (përfshi edhe për shembull materiale të botuara në Forumin) janë përdorur ose janë kopjuar në mënyrë që përbën shkelje të të drejtave të autorit, informoni për përfaqësuesin e Philips, që është treguar më poshtë. Sipas Ligjit për të drejtat e autorit në mijëvjeçarin digjital të SHBA-së, U.S.C. Sec. 512(c)(3), njoftimi juaj duhet të respektojë këto kërkesa
Përfaqësuesit të caktuar për marrjen e njoftimeve me pretendime për të drejta të shkelura të autorit mund t’i drejtoheni në këtë mënyrë:
Me anë të postës: Philips International B.V.,
Corporate Legal Department
Amstelplein 2
Breitner Center
PO Box 77900
Amsterdam
The Netherlands
Me faks: Philips International B.V.,
Corporate Legal Department
Amsterdam
The Netherlands
+ 31 20 5977230
Të dhënat e mësipërme mund të përdoren vetëm për njoftim të Philips për shkelje eventuale në lidhje me materiale tuaja të mbrojtura me të drejta të autorit. Për të gjitha pyetjet e tjera- për shembull pyetje për produkte, porosi ose probleme të lidhura me pa rregullsi të publikimeve dhe /ose përmbajtje- nuk do të marrin përgjigje në këtë kanal.
Ju pranoni të siguroni dhe të ruani Philips, filialet e tij, shoqëritë e lidhura, partnerët dhe furnizuesit, si edhe secilin prej nëpunësve të tij, drejtorë, nëpunës, përfaqësues juridik, aksionarë, ndërmjetës dhe trashëgimtarë, nga dhe kundër të çdo lloj dëmesh, detyrimesh, shpenzimesh (përfshi shpenzime të justifikuara për shërbime avokati dhe profesionale dhe për shpenzime për çështje gjyqësore) që janë gjeneruar nga publikimi, përmbajtja ose transmetimi i njoftimit, të dhënëve dhe materialit nga Përmbajtja e përdoruesit të botuar prej jush, Philips e ruan të drejtën të zbulojë si identitetin tuaj, kështu edhe çdo informacion tjetër për ju të cilin Philips eventualisht disponon.
Nëse lidh mosmarrëveshje midis jush dhe njërit ose më shumë përdoruesve, ju e lironi Philips, filialet e tij, shoqëritë e lidhura, partnerët, furnizuesit, si edhe secilin prej nëpunësve të tyre, drejtorët, aksionarët, përfaqësuesit juridik, ndërmjetësit dhe trashëgimtarët nga padi, pretendime dhe kërkesa për dëmshpërblim (për dëme reale dhe të krijuara si pasojë) të çdo lloji, të njohura dhe të panjohura, që rrjedhin nga – ose në ndonjë mënyrë të lidhura me mosmarrëveshje të tilla.
Ne kem të drejtën e plotë të fikim Faqen e internetit ose pjesë prej saj me çdo rast, në çdo kohë, pa paralajmërim ose kërkim pëlqimi. Ne nuk mbajmë përgjegjësi ose detyrim në rast ruajtje të pasuksesshme ose fshirje të Përmbajtjes dhe/ose Përmbajtjes së përdoruesit që janë dërguar në Faqen e internetit.
Faqja e internetit mund të citojë produkte dhe shërbime konkrete të Philips, që mund të mos ofrohen( lirisht) në një vend të caktuar. Ky lloj citimi nuk do të thotë dhe nuk garanton, se këto produkte ose shërbime do të ofrohen në një moment të caktuar në vendin përkatës. Mund t’o drejtoheni personit vendor për korrespondencë me Philips për informacion suplementar.
Informacioni në këtë Faqe internetit mund të përmbajë deklarata të caktuara me karakter prognozues për sa u përket gjendjes financiare, rezultateve të veprimtarisë së Philips dhe plave dhe objektiva të caktuara të Philips në lidhje e to. I paralajmërojmë lexuesit, se asnjë deklaratë me karakter prognozues nuk përbën garanci për rezultate të ardhshme dhe se rezultatet reale mund të dallohen në mënyrë qenësore nga ato me karakter prognozues. Disa shembuj për deklarata me karakter prognozues janë ato për strategjinë tonë, rritjen e pritur të shitjeve, fitimet dhe kursimet e ardhshme, para përqindjeve të interesit, tatimeve dhe amortizimeve, zhvillimin e ardhshëm të veprimtarisë sonë kryesore, dobitë nga blerje të ardhshme dhe për gjendjen tonë të kapitalit. Risqet de pasiguria janë karakteristike për prononcimet me karakter prognozues për shkak se ato janë për ngjarje dhe rrethana të ardhshme, ndërsa shumë faktorë mund të ndikojnë që rezultatet reale dhe ecuria e ngjarjeve të dallohen qenësisht nga pritjet e shprehura qartë ose jo në deklaratat me karakter prognozues. Prononcimet me karakter prognozues varen për shembull nga kushtet e brendshme dhe botërore ekonomike, nga realizimi i suksesshëm i strategjisë sonë, nga aftësia jonë të zbulojmë, të realizojmë me sukses dhe të integrojmë në veprimtarinë tonë përfitime të ndryshme, preferenca të konsumatorëve për sa u përket produkteve ekzistuese dhe produkteve të reja, nga aftësia jonë të përpunojmë, të ofrojmë produkte të reja, nga politika dhe nga veprimet e organeve shtetërore dhe rregullatorë, nga ndryshimet në legjislacion dhe reflektimi mbi konkurrencën- disa faktorë jashtë kontrollit tonë. Për këtë arsyeje rezultatet tona të vërteta mund të dallohen qenësisht nga planet, objektivat dhe pritjet, që janë shprehur në prononcime të tilla me karakter prognozomi. Risqet dhe faktorët suplementarë janë treguar në dokumentet që i kemi depozituar para Komisionit për letrat dhe vlerë dhe bursat në SHBA( të quajtur më poshtë „SEC“), përfshi edhe në Raportin e fundit vjetor sipas formularit 20-F, i cili është në dispozicion në sajtin e SEC www.sec.gov. Të gjitha prononcimet me karakter prognozues, që janë bërë prej nesh ose në emrin tonë, janë të vlefshme vetëm te data në të cilën janë bërë. Ne nuk ndërmarrim veprime për aktualizim të prononcimeve me karakter prognozues, që të pasqyrojmë më të ndryshime eventuale në ngjarjet, kushtet ose rrethanat, që janë përmendur në prononcimin e tillë. Por lexuesi duet të bëjë verifikim me informacion suplementar që kemi ofruar ose eventualisht do të ofrojmë më dokumentet që i paraqesim para SEC.
Këto kushte e përdorimit rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Anglisë dhe të Uelsit. Ju pranoni kompetencën jo ekzekutive të gjykatave në Britaninë e madhe për të gjitha mosmarrëveshjet, paditë ose arsye për procese gjyqësore të lidhura nga – ose në lidhje me Këto kushte për përdorim ose nga përdorimi juaj i këtij sajit, përfshi edhe mosmarrëveshje, të lidhura me ekzistencën ose vlefshmërinë e këtyre Kushteve për përdorim deri sa ju pranoni që për të gjitha mosmarrëveshjet, paditë ose arsyet për procese gjyqësore t’u drejtoheni ekskluzivisht gjykatave në Britaninë e madhe.
Nëse ndonjë klauzolë e Këto Kushte për përdorim do të konsiderohet e pavlefshme ose e pa aplikueshme, po kjo klauzolë e pa vlefshme dhe e pa aplikueshme do të zëvendëset me një klauzolë e vlefshme dhe e aplikueshme, që u përgjigjet më saktë klauzolës bazë, ndërsa klauzolat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi.
Nëse Philips nuk ushtrojë ndonjë pjesë të të drejtave të veta sipas këtyre Kushteve për përdorim, kjo në asnjë rast nuk është refuzim nga ana e Philips nga të drejtat e tij për këto Kushte të përdorimit – si për sa u përket veprimeve të kaluara, kështu edhe të veprimeve të ardhshme të një personi të caktuar. Nëse Philips merr mjete ose një person i caktuar shpreson në veprime nga ana e Philips, kjo nuk duhet të konsiderohet refuzim nga të drejta në kuadrin e këtyre Kushteve për përdorim. Vetëm refuzim konkret me shkrim nga të drejta, të nënshkruar nga përfaqësuesi autorizuar i Philips, ka fuqi juridike.
Titujt e kapitujve në Kushtet për përdorim janë përfshirë në tekstin vetëm për komoditet- ata nuk janë pjesë e këtij dokumenti dhe në asnjë rast nuk ndikojnë në kuptimin ose interpretimin e Kushteve për përdorim.
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen në Faqen tone te internetit